Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 22.10.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së dhjetë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së nëntë të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së dhjetë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së nëntë të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore
ndaj: Kryetarit të KF”Dukagjini” Fabian Veseli me nr ID.009724M71.MOTIVI: Në minuten e 83, zbret nga tribunat dhe në afërsi të fushë kërcnon dhe ofendon rëndè referët e ndeshjes.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Ballkani .
ndaj : Kryetrajnerit të KF”Vitia” Trimnor Hasani me nr ID.007917M92. Motivi: Pas ndëshkimit me karton të kuq kërcnon, ofendon rëndë dhe tenton ta sulmoj gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B” , Vitia – Fushë Kosova.
Këshilla juridike: Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë

Abdyl Bellopoja, kryetar

Prishtinë 22.10.2021