Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.10.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së dhjetë të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 11-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 10-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore

ndaj: FC ”Ballkani”; Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e parë (1) , ndeshja Ballkani-Prishtina ndërpritet për 1 minutë për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike/fishekzjarre në fushën e lojës. Në minutën 21 hedhën mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të kornerit. Në minutën e 74 dhe 90, tifozët vendas shajnë dhe ofendojnë në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.

ndaj: FC ”Llapi”; Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të takimit Llapi-Drita, një tifoz i FC ”Llapi”, kalon rrethojat e fushës dhe me ton të lartë (me qëllim për t’u sqaruar me dikë në fushë) por fal ndërhyrjes së Policisë dhe sigurimit, parandalohet dhe largohet nga fusha. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

ndaj: SC ”Gjilani”; Lëshim në organizimin e ndeshjes në minutën e 20-të, ndërpritet ndeshja për 2, 3 minuta për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike/fishekzjarre në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

ndaj: Lojtarit të FC ”Drita” me nr fanelle 26, Princ Balde dhe me nr  ID.014411M98. Në minutën 43 të ndeshjes pas rishikimit të sistemit VAR është ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit duke mohuar rastin e pastër për shënimin e golit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Drita të ndeshjes.

ndaj: Trajnerit të portierëve të FC ”Llapi” Bekim Mulliqi, ID.011415M71. Pas përfundimit të ndeshjes, duke shkuar në zhveshtore fyen dhe ofendon rëndë gjyqtarët në prezencë të Policisë dhe zyrtarëve tjerë të ndeshjes LLapi-Drita. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi” me nr fanelle 16 Ilir Krasniqi dhe nr ID.000915M00. Në minutën e 28, shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar dhe pas rishikimit në sistemin VAR, ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: Lojtarit të KF ”Ulpiana” me nr fanelle 5, Gentian Emini dhe nr ID.005592M97. Në minutën e 87 të ndeshjes Malisheva-Ulpiana ndërhyrje e pakontrolluar, rrezikon shëndetin e lojtarit kundërshtar duke e goditur në kokë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

ndaj: Lojtarit të KF ”Dukagjini” me nr fanelle 6 Ilir Syla dhe nr ID.002267M95. Në minutën e 36 ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke shkaktuar penallti. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Dukagjni.

ndaj: KF ”Vëllaznimi”. Në minutën e 63, disa shikues të KF ”Vëllaznimi”, ofendojnë ekipin mysafir, për çka loja ishte ndërprerë për dy minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi-Onix.

ndaj: Kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina me nr ID 001144M77; Motivi: pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Drita në prononcim për media akuzon referët e ndeshjes në krye me referin Genc Nuza për ndikim në rezultat dhe që se ja dhuruan pikët Dritës, sipas xhirimit TV.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 26.10.2021