Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 02.11.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 12-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 11-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore
ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF Drenica, Granit Koci, nr ID .000944M91. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes për lëshimet e bëra gjatë ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Drenica.
ndaj: Kryetrajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku, nr ID. 010175M70. MOTIVI: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Drenica, akuzon referin kryesor se ishte i njëanshëm dhe tendencioz. Sipas xhirimit televiziv.
ndaj: Lojtarit të KF Besa, me nr fanelle 7 Ahmend M`Barek dhe nr ID.020269M02. Motivi: Në minutën e 59 është shkaktuar një tollovi në mes të lojtarëve në fushë, me ç`rast godet lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Onix-Besa.
ndaj: Lojtarit të KF Rahoveci, me nr fanelle 5 Muhamed Shehu dhe nr ID.001944M87. Motivi: Në minutën e 83 ndërhyn në mënyrë të pa lejuar si lojtar i fundit, duke e mohuar mundësinë për shënimin e golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Rahoveci – Drenasi.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 02.11.2021