Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 22.11.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 14-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 13-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 14-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 13-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore

ndaj: FC ”Llapi ”. MOTIVI: Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të korrnerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive.

ndaj KF ”Fushë Kosova”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes . Nuk marrin masa për sigurimin e kushteve për plotësimin e protokolit zyrtar të ndeshjes dhe si pasoj protokoli është plotësuar me stilolaps, në kundërshtim me rregulloren e garave.Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova – Ramiz Sadiku, Liga e Parë Grupi B.
ndaj : Kryetrajnerit të KF Vushtrria, Samuel Nikaj me nr ID.015755M77. Motivi: Në minuten 90+ pas barazimit të rezultatit, feston golin në mënyrë priovokative dhe ofendon me ton të lartë organet e FFK-së. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Ferizaj, Liga e Parë Grupi B.
ndaj :Lojtarit të KF”Vushtrria ”, me nr fanelle 21 Vigan Rexhaj dhe nr ID.00172M93. Motivi: Nderhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar me taka në lartësin e gjurit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Ferizaj, Liga e Parë Grupi B.

ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF ”Ferizaj” , Luan Aliu me nr.ID.1011626722. Motivi: Ofendon stafin e bankinës të KF Vushtrria. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Ferizaj, VIVA FRESH Liga e Parë Grupi B.ndaj : Lojtarit të KF”Vitia ” me nr fanelle 6 Ardian Mustafa dhe ID.002758M98. Motivi: Në minuten e 67 fyen rëndë lojtarin kundërshtar. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vitia-Vllaznia(P) , Liga e Parë Grupi B.

ndaj: Lojtarit të KF ”Arbëria”, me nr fanelle.4 Fidan Gërbeshi dhe nr ID.000642M95. Motivi: Në minutën 77 kap për fyti lojtarin kundërshtar. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Arbëria – 2 Korriku , Liga e Parë Grupi B .

Këshilla juridike: Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 22.11.2021