Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2021, ka diskutuar për regjstrimin e ndeshjeve të xhiros së 16 të BKT Superligës si dhe të ndeshjeve të 1/ 16-të së finales të Kupës së Kosovës edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 16-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e 1/16 së finales së kupës edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore ndaj:

Lojtarit të KF”Dukagjini” me nr fanelle 11 Altin Mërlaku dhe nr ID.000787M93. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16 –të, të BKT Superligës Drita – Dukagjini.

Lojtarit të KF ”Ulpian”a me nr fanelle 9 Marclei Cesar Santos dhe nr ID 020244M89. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16 –të, të BKT Superligës Ulpiana – Prishtina.

Lojtarit të KF Ferizaj me nr fanelle 10 Egzon Shabani dhe nr ID.009467M89. Motivi: Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së 1/16 të finales së kupës Flamurtari – Ferizaj .

Lojtarit të KF Flamurtari me nr fanelle 6 Valgjin Bllaca dhe nr ID 004353M95. Motivi: Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së 1/16 të finales së kupës Flamurtari – Ferizaj .

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtijInicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 03.12.2021