Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  07.03.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 15-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë (rezultatet dhe renditja në faqen e ardhshme te Buletinit)
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 15-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF “Ulpiana”, Emir Baftiu me nr lic 18 dhe nr lib 11565 (motivi- sjellje jo sportive në bankinë në ndeshjen KF Flamurtari – KF Ulpiana, e zhvilluar në Prishtinë, me datë 04.03.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Ballkani” Avni Bytyqi (motivi- paraqitja – shënimi në protokol si lojtar zëvendësues lojtarin me nr lic 20 dhe me nr lib 1510-Pz Qëndrim Zyba të cilit  i ka munguar leja speciale dhe licenca-vula e FFK-së)
 
3.Ndaj KF “Ballkani” (motivi- mos kryerjes e detyrës profesionale e përfaqësuesit zyrtar që në procesverbal ka paraqitur lojtarin pa të drejtë loje
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12  dt. 07.03.2017
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti