Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 01.03.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 22-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 16-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B,  edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 22-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 16–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi” me nr fanelle 8, Benjamin Emini dhe nr ID.000209M92. MOTIVI: Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit, duke mohuar mundësinë e kundërshtarit për gol, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Malisheva.

ndaj: Lojtarit të FC ”Besa” me nr fanelle 2, Altin Mehaj dhe nr ID.000968M04. Motivi: Ndërhyrje e rrezikshme për shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenasi-Besa.

Këshilla juridike
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 01.03.2022