Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.03.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 23-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 17-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 23-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 17–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor
ndaj: Ndihmëstrajnerit të FC ”Llapi”, Burim Zhjeqi, nr ID.015598M87. MOTIVI: Kundërshtime të ashpra ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor, me çka e kishte penguar gjyqtarin në kryerjen e detyrës së tij, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Llapi
ndaj: zyrtarit të FC”Llapi” , Besart Hoti, nr ID.020190M96. MOTIVI: Kundërshtim i ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor, me çka e kishte penguar atë në kryerjen e detyrës së tij dhe për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Llapi.
ndaj: Lojtarit të KF Vëllaznimi me nr fanelle 11, Donati Toma, dhe nr ID .024525M96. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes kacafytet me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi-A&N.
ndaj: Lojtarit të KF ”A&N ”me nr fanelle 5, Valto Zeqaj dhe nr ID .009582M95. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes kacafytet me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vӕllaznimi-A&N.
ndaj: Kryetrajnerit KF ”Rahoveci ” Senad Alirifaj, nr ID.010120M90. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushë të lojës dhe dhe në shenjë proteste ndaj gjyqtarit kryesor hedh kronometrin në drejtim të tij, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe të delegatit tè ndeshjes Trepça-Rahovci.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 08.03.2022