13.05.2014 – Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, së Kosovës në futboll, (në cilësin e udhëheqsit të garave), më datën 13.05.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 29-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Të regjistroi ndeshjet e javës së 29-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit, Hysi-Trepça r. z. 0-3 (neni 64 al.4 i Rr.G. –
Java e 31 më 17/18.5.2014 nga ora 17.00 Java e 32 më 24.5.2014 nga ora 17.00
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 29-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht të mirë dhe korrekte, siç është vërtetuar edhe nga Raportet e zyrtarëve të ndeshjës.
Komisari i garave ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së. Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të Procedures disciplinore ndaj:
1.Klubit futbolistik “Llamkos Kosova” nga Vushtrria, (motivi: sjellje në kundërshtim më rregullat e rendit dhe qetësisë publike (sharje në kor) ndaj Gjyqtarëve e lojtarëve të ekipit mysafir, – goditje e gjyqtari kryesor të ndeshjës me një shihe PVC dhe hudhjës së gjësendeve të forta në terren, si pasoj e kësaj ndëshja është ndërprerë për 10-12.minuta (PROVË: Raporti i Vëzhguesit, paraqitja e Gjyqtarit dhe pamjet nga inçizimet televizive) në ndeshjën e Javës së 29 të Raiffeisen Superligës Llamkos Kosova-Drita, e zhvilluar në Vushtrri
2. Lojtarit të KF “Llamkos Kosova” Petrit TAHIRI, me nr.licence 12 dhe libreze 9501, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: prekje e topit me dorë jashta 16-tshit) në ndeshjën e Javës së 29 të Raiffeisen Superligës Llamkos Kosova-Drita e zhvilluar në Vushtrri (Provë: Raporti i Vëguesit e Gjyqtarit kryesor),
3. Lojtarit të KF “Prishtina” Liridon KUKAJ, me nr.licence 6 dhe libreze 1/978, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kacafytje dhe goditje e lojtarit e ekipit rival )në ndeshjën e Javës së 29 të Raiffeisen Superligës Prishtina-Besa e zhvilluar në Prishtinë (Provë: Protokoli, Raportet e zyrtarëve),
4. Lojtarit të KF “Besa” Haxhi ZEKA, me nr.licence 10 dhe libreze 137, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kacafytjedhe kthim i goditjes lojtarit të ekipit rival )në ndeshjën e Javës së 29 të Raiffeisen Superligës Prishtina-Besa e zhvilluar në Prishtinë (Provë: Raportim i Asistentit tek Gjyqtari kryesor)
5. Lojtarit të KF “Prishtina” Armend THAÇI, me nr.licence 2 dhe libreze 4929, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit rival )në ndeshjën e Javës së 29 të Raiffeisen Superligës Prishtina-Besa e zhvilluar në Prishtinë (Provë: Protokoli, Raportet e zyrtarëve),
6. Lojtarit të KF “Besa” Fisnik PAPUQI, me nr.licence 9 dhe libreze 10115, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit rival) në ndeshjën e Javës së 29 të Raiffeisen Superligës Prishtina-Besa e zhvilluar në Prishtinë (Provë: Protokoli, Raporti i Gjyqtarit kryesor),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së,dt. 13.5.2014 Ekspedimi me Buletin zyrtar nr. 29.-,dt.14/15.05.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës
Komisari i Garave i Ligës së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 13.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 26-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto,
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 26-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Komisari ka vendosur që 3(tri) ndeshjet e fundit të zhvillohen të gjitha të SHTUNAVE nga ora 17.00.
Java e 28 më 17.05.2014 nga ora 17.00( e SHTUNE). Java e 29 më 24.05.2014 nga ora 17.00
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ato kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore ndaj :
1.Lojtarit të KF “Ballkani” Arben BASHA me nr.licence 17 dhe libreze 11187, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq, (motivi: pasi të në ndeshje ishte ndëshkuar më 2.karton të verdh-të kuqin, pas përrfundimit të ndeshjës është vërsulur në Gjyqtarin kryesor duke e ofenduar dhe sharë më fjalët më banale) në ndeshjën e javës së 26 të Ligës së Parë Ballkani-Llapi e zhvilluar në Suhrekë, (Provë: Raporti i zyrtarëve),
2.Lojtarit të KF “Lepenci” Burhan DEMA me nr.licence 4 dhe libreze 1/1820, për shkak të sjelljeve të tija, (motivi: pështyerje e Gjyqtarit kryesor pasi që më parë ishtë ndëshkuar më kartonin e dytë të verdh-të kuqin) në ndeshjën e javës së 26 të Ligës së Parë Lepenci-Liria e zhvilluar në Kaçanik, (Provë: Raporti i zyrtarëve),
3.Lojtarit të KF “KEK-u” Afrim VISOKA me nr.licence 2 dhe libreze 2774, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq, (motivi: ofendime dhe sharje ndaj Gjyqtarëve pas golit të mysafirëve) në ndeshjën e javës së 26 të Ligës së Parë KEK-u-2.Korriku e zhvilluar në Obiliq, (Provë: Raporti i zyrtarëve),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, dt.13.5.2014,Ekspedimi me Buletini zyrtar nr. 26 .më dt. 13/14.05.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,