Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 15.04.2022, ka diskutuar për ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Republikës së Kosovës me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

Ndaj: Menaxherit të pajisjeve të FC ”Llapi”, Besart Hoti me nr ID.020190M96. MOTIVI: Protestim ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale  të Kupës së Kosovës, Llapi – Prishtina, zhvilluar në Podujevë me datë 13.04.2022. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes .

Këshilla juridike:
Pala e pakcnaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet e Komisionit Disiplinor te FFK–së / Komisioni i Apelit te FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 15.04.2022