Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.04.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 30-të të BKT Superligës, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 30-të të BKT Superligës, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Ulpiana – Ballkani, e cila u regjistrua me rezultat zyrtar (3:0) në dobi të Ballkanit.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor:
Ndaj: Delegatit të ndeshjes z. Ahmet Turku. MOTIVI: Nuk e paralajmron përfaqësuesin zyrtar të FC-Ulpiana 1926 dhe lejon aktivizimin në lojë të lojtarit i cili nuk ishte fare i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani .
Ndaj: FC-Ulpiana 1926.MOTIVI: Në minuten e 80 të ndeshjes aktivizojnë në lojë lojtarin me nr 19 Ardit Arifi, ID nr.0150113M03, i cili nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të nënshkruar nga të dy klubet, ndërkohë që në protokolin zyrtar të ndeshjes lojtari me nr.19 ishte evidentuar Fabrice Boudega me ID nr.019591M98. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani .
Ndaj: Lojtarit të FC-Ulpiana 1926 me nr.19 Ardit Arifi, ID nr.0150113M03. MOTIVI: Në minuten e 80 të ndeshjes aktivizohet në lojë edhe pse nuk ishte i evidentuar në përbërjen e ekipës në protokolin zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Ballkani .
Ndaj: FC-Prishtina. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes: në minutat 4, 9, 12, 21, 27, 32, 35, 38 dhe 39, tifozët vendas ”Plisat” ndezin mjete piroteknike dhe plasëse në tribina ku ishin të vendosur, nderkaq në minuten e 40, hudhin një mjet piroteknik plasës në fushën e lojës afër portierit mysafir duke i shkaktuar trauma momentale, për çka referi kryesor e ndërpret lojën për t`ju dhën ndihma e nevojshme portierit mysafir.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina –Drenica.
Ndaj: Drejtorit sportiv të FC-Drenica Taulant Dajaku, ID nr.001238M87. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes së referëve në deshtore, i reagon referit kryesor me kritika të ashpra për vendimet e tij, ndërkaq pasi referët kan dalur për tu larguar nga stadioni, i njejti e shanë, kërcnon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes. Për ta qetsuar situatën ndërhynë asistentët e referit dhe disa nga stafi i KF-Drenicës dhe evitojnë incidentin. Sipas raportit të gjyqtarit kryesot dhe delegatit të ndeshjes Prishtina –Drenica.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 26.04.2022