Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.05.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 32-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 25-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 32-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 25–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: FC”Llapi”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në intervale të ndryshme kohore para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, hudhen fishekzjarre në fushën e lojës, ndërkaq tifozët vendas ofendojnë në kor tifozët mysafirë. Pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes për në lokalet zyrtare (zhveshtore) qëndrojnë persona të shumtë të pa autorizuar, të cilët ofendojnë referët e ndeshjes derisa ata po hynin në zhveshtore.Sipas delegatit(protokolit ) të ndeshjes Llapi- Ballkani.
Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC-Llapi Muhamet Rexhepi, ID.nr.001413M88. MOTIVI: Në minuten e 69, fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka është ndeshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani.
Ndaj: Lojtarit të FC”Ballkani “ me nr.fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99.
MOTIVI: Në minutën e 76, reagon në mënyrë violente ndaj lojtarit kundërshtar duke u shtyrë kokë me kokë, për çka është ndeshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes LLapi-Ballkani.
Ndaj: Nd. Trajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr lic. CLP-319. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë tenton të kacafytet me një shikues, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari-Ferizaj.
Ndaj: Lojtarit të KF ”Arbëria ”, Armend Miftari, ID.001873M95. Motivi: Lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbwria-Ramiz Sadiku.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 03.05.2022