Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.05.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 33-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 33-të të BKT Superligës, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: KF ”Drenica”. Motivi: Lëshim ne organizimin e ndeshjes; në min. 44 hidhet në fushë një mjet piroteknik i tymosur për çka ndërpritet ndeshja për 12 min sepse nuk pati kushte për zhvillimin e saj. Referi kryesor kërkoi të zbazet pjesa ku ishin të vendosur tifozët vendas dhe pas zbrazjes ndeshja vazhdoi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes, Drenica-Llapi.
Ndaj: Lojtarit të KF Feronikeli me nr fanelle 97, Erion Mala dhe nr ID.006674M05. Motivi: Ndërhyrje e palejuar jashtë zonës së rreptësisë, duke mohuar shënimin e golit lojtarit kundershtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Feronikeli.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 06.05.2022