Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 35-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 35-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 27–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC ”Malisheva” , Kastriot Kafexholli nr ID.0067510M83. MOTIVI: Në min 72’ pas vendimit nga asistenti i parë për pozitë jashtë loje reagon në mënyrë të vrazhdë në drejtim të tij duke e ofenduar dhe ka bërë sjellje të pahijeshme. Sipas raportit te gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Malisheva.
Ndaj: FC Drita. MOTIVI: Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita.
Ndaj: Drejtorti sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Edhe pse ishte nën masën e suspendimit si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të Prishtina – Drita.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Arbëria” D, Amir Baftiu me nr fanelle 8 dhe nr ID 005596M98. MOTIVI: Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia.
Ndaj: Lojtarit të KF ”Vita”, Ylli Fazliu me nr fanelle 11 dhe nr ID 009819M97. MOTIVI: Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Vllaznia” P , Ardijan Mustafa me nr fanelle 6 dhe nr ID. 002758M89. MOTIVI: Fyerje ndaj gjyqtarit kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vllaznia P- Ferizaj.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Trepça ’89” Leart Avdiu me nr fanelle 21 dhe nr ID 000688M02. MOTIVI: Ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtare për çka ndëshkohet direkt me karton te kuq. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Drenasi – Trepça’89.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar