Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.05.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 36-të të BKT Superligës dhe ndeshjen e parë të barazhit të Ligës së Parë, Grupi A dhe B, Liria-Vushtrria, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 36-të të BKT Superligës dhe ndeshja e parë e barazhit të Ligës së Parë Grupi A dhe B, Liria-Vushtrria, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë. FC “Vushtrria” kualifikohet për ndeshjen e dytë të barazhit.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:
Ndaj: FC ”Prishtina”. MOTIVI: Në min e 22-të gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për 1 min për shkak se tifozët e FC ”Prishtina” Plisat kishin hudhur mjete piroteknike – shpërthyese si dhe bombola tymuese. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Prishtina  dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Malisheva” Hasan Hyseni me nr fanelle 27 dhe nr ID 001026M97. MOTIVI: Në min 90+ kacafytje dhe sharje me lojtarin kundërshtar si dhe prishje të imazhit të ndeshjes për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Dukagjini.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Dukagjini”, Dren Gashi me nr fanelle 11 dhe nr ID 000893M94. Në min 90+ kacafytje dhe sharje me lojtarin kundërshtar si dhe prishje të imazhit të ndeshjes për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt.   Pas përjashtimit ka pasur sjellje vulgare, godet një kundërshtar dhe duke mos u larguar nga fusha e lojës në mënyrë sportive. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Dukagjini.

Ndaj: FC ”Feronikeli”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes . Në min  7-të një tifoz i FC ”Feronikeli” merr banerin e tifo grupit ”Shqiponjat e Zeza” nga mysafirët dhe me baner hyn dhe vrapon në fushë duke penguar zhvillimin e ndeshjes dhe për pasojë tifozëria e KF ” Drenica ” hyn në fushë duke vrapuar  për rikthimin e banerit të tyre për çka është ndërprerë ndeshja për 24 min. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Drenica dhe xhirimit televiziv.

Ndaj FC ”Drenica”. MOTIVI:  Në min. e 7-të pas provokimit dhe marrjes së banerit nga tifozi i FC ”Feronikeli” disa tifoz të KF ”Drenica” hyjnë në fushë me vrap për ta rikthyer banerin e tyre me  ç’rast u krijua  tollovi në fushë për çka ishte ndërprerë ndeshja për 24 minuta. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Drenica dhe xhirimit televiziv.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar