Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 23.08.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së dytë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023 me rezultatet e arritura në fushë me përjashtim të takimit Vllaznia(P) –Kika, që regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “ Kika”.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Lojtarit me nr.8 i FC ”Llapi”, Benjamin Emini, ID.nr.000209M92. Motivi: Në minutën e 69-të, ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Trepça’89.
Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF”Ulpiana”, Murat Murati, nr.personal: 1174509995. Motivi: Në minutën e 40, proteston ashpër ndaj vendimit të referit kryesor duke hyrë brenda vijave të fushës dhe duke ofenduar të njëjtin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vjosa-Ulpiana.
Ndaj: KF Vllaznia P; Motivi: Në ndeshjen Vllaznia (P) – Kika, aktivizon lojtarin me nr.8, Elbasan Jakupi ID.001003M92, i cili nuk kishte të drejtë loje, sepse në javën e 26-të të edicionit 2021/2022, ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, për çka nga komisioni disiplinor ishte dënuar me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës.
Ndaj: lojtarit të KF Vllaznia P; me nr.8 Elbasan Jakupi ID.001003M92. Motivi: Aktivizohet në ndeshjen Vllaznia (P)-Kika pa të drejtë loje, sepse në javën e 26-të të edicionit 2021/2022, ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, për çka nga Komisioni Disiplinor e kishte dënuar me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 23.08.2022