Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  17.03.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të “Digitalb Kupës së Kosovës për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet  e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Digitalb Kupës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Llapi”
-a) motivi-lëshimi në organizim e ndeshjes, fyerje dhe sharje të tifozëve vendas drejtuar tifozerisë mysafire në kor ku edhe u ndërpre ndeshja për 2 minuta në ndeshjen KF Llapi – KF Liria, e zhvilluar në Podujevë, me datë 15.03.2017) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
-b)për shkak të pa përgjegjshmërisë së disa personave – shikuesve, të cilët kanë hedhur gur në drejtim të autobusit të tifozerisë mysafire ku edhe janë thyer 2 xhama të autobusit, ku e konfirmon edhe policia, sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF “Liria” Arbër Lika, me nr lic 25 dhe nr lib 574/Pr Karton i Kuq (motivi- pas përfundimit të ndeshjes ka ofenduar, në veçanti referin kryesor të ndeshjes) sipas raportit të ndeshjes.
3.Ndaj KF “Besa” (motivi- lëshim në organizim të pjesërishëm të ndeshjes shkaku i zhagitjes së lojës nga ana e mbledhësve të topave sipas nenit 89 paragrafi 6F  i rregullores disiplinore dhe incizimeve televizive.
4. Ndaj lojtarit të KF “Besa“, Fitim Kasapi me nr lic 10 dhe nr lib 5366 Karton i Kuq (motivi- fyerje dhe sharje më banale ndaj referit kryesor të ndeshjes), sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.

 KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR.

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti