Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 12.09.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi, nr ID 001413M88. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, derisa gjyqtarët e VAR-it po shkonin në zhveshtore, i njëjti ofendon, fyen dhe i kërcënon ata. Sipas raportit të asistentes së dytë në VAR të ndeshjes, Ferizaj-Llapi.
ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina, nr ID.001144M77. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Ferizaj-Llapi , akuzon gjyqtarët e takimit për epilogun përfundimtar. Sipas xhirimeve televizive.
ndaj: Lojtarit të KF Istogu, Enis Gegollaj, me nr.26, ID.024396M97. Motivi: Në minutën e 65, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenasi – Istogu.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 12.09.2022