Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 29.09.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të mbetura, atë të xhiros së parë, Malisheva- Ballkani dhe atë të xhiros së tretë Prishtina-Drita, të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohet ndeshja e mbetur e xhiros së parë Malisheva-Ballkani si dhe ndeshja e mbetur e xhiros së tretë, Prishtina-Drita, në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për :
Inicime disiplinore:
Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Tifozët e FC ”Prishtina”, hudhën mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme të asaj pjese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Drita dhe xhirimit televiziv.
Ndaj: FC ”Drita”. Motivi: Tifozët e FC ”Drita” hudhën mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës , ku u shkaktuan dëme të konsiderushme. Janë hudhur disa mjete piroteknike me rrezikshmëri të lartë dhe kaçavida, të cilat janë fotografuar dhe konfiskuar. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Drita.
Ndaj: Menaxherit të paisjeve të FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi me nr ID 023356M93. Motivi: Fyen, shan dhe ofendon gjyqtarin e katërt dhe ekipin e gjyqtarëve në min. 33-të për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar (gjyqtarëve).
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 29.09.2022