Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 11.10.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së tetë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së tetë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Prishtina” . Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes Prishtina- Dukagjini. Në min 85-të një shikues futet në fushë e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa qaste si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë futur disa shikues në fushë, duke krijuar pasiguri për personat zyrtar. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.
Ndaj: Ndihmëstrajnerit të FC ”Prishtina”, Debatik Curri nr ID 000624M83. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Dukagjini, në tunelin e stadiumit ofendon dhe sillet në mënyrë josportive ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF Rilindja 1974, Valdet Shoshi me ID 0157474M61, Motivi: Është paraqitur (evidentuar) në protokollin zyrtar si kryetrajner pa të drejtë sepse licenca e trajnerit i kishte skaduar dhe nuk ishte i evidentuar në FIFA Connect si trajner i KF Rilindja 1974, sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, e zhvilluar në Gjakovë më 09.10.2022.

Ndaj: Delegatit të ndeshjes Genc Tamniku, Motivi: Në ndeshjen e javës e 8-të KF Vëllaznimi – KF Rilindja 1974, si delegat i ndeshjes ka lejuar evidentimin në protokollin zyrtar të kryetrajnerit Valdet Shoshi me nr ID 015747M61, i cili nuk kishte të drejtë të evidentohet në protokollin zyrtar, sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974.

Ndaj: KF Rilindja 1974; Motivi: Ka lejuar evidentimin në protokollin zyrtar si kryetrajner Valdet Shoshin, edhe pse i njëjti nuk kishte të drejtë të evidentohej në protokollin zyrtar (skadimi i afatit të licencës si trajner si dhe nuk ishte i evidentuar në FIFA Connect si kryetrajner i ekipit
Rilindja 1974). Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, e zhvilluar në
Gjakovë me 09.10.2022.

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF Rilindja 1974, Etnik Berisha me ID 029162M86;
Motivi: Në min 90+ fyen rëndë referin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq
direkt sipas raportit të referit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, e zhvilluar
në Gjakovë me 09.10.2022.

Ndaj: Lojtarit të FC Feronikeli 74, Labinot Ibrahimi me nr fanelle 21 dhe nr ID 015607M86;
Motivi: Në min e 28-të ndërhyrje në mënyrë të palejuar ndaj lojtarit kundërshtar si
lojtar i fundit për çka ia ka mohuar mundësinë e pastërt të shënimit të golit, ku
ndëshkohet me karton te kuq direkt në ndeshjen KF Feronikeli 74 – KF Liria, e zhvilluar në
Drenas, me datë 07.10.2022.

Ndaj: Lojtarit të KF Arbëria, Jetlir Berisha, me nr fanelle 21 dhe nr ID004794M00;
Motivi: Në min e 89-të shqelmon lojtarin kundërshtar për çka është ndëshkuar me
karton të kuq direct, sipas raportit të referit kryesor të ndeshjes Arbëria – 2 Korriku, e
zhvilluar në Lipjan, me datë 09.10.2022.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 11.10.2022