Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 21.10.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 12-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 10-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 12-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 10-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Drita”. Motivi: Në minutën e 6-të simpatizuesit vendas ”Intelektualet”, ndezin fishekëzjarre tymuese dhe si pasojë referi detyrohet ta ndërpresë lojën për 1 (një) minutë. Pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas në minutën e 89-të, prapë ndezin fishekëzjarre tymuese dhe e hedhin fare pranë fushës së lojës, mjet piroteknik shurdhues, ndërkaq në minutat 83 dhe 90+3, shajnë dhe ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafirë. Sipas raportit delegatit të ndeshjes Drita- Prishtina si dhe xhirimeve televizive.

Ndaj: KF ”KIKA”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes Kika –Vllaznia (P). Nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm të mbledhësve të topave. Pas përfundimit të ndeshjes një simpatizues i ekipit vendas futet në fushën e lojës, i afrohet referëve dhe i ofendon ata. Poashtu edhe gjatë gjithë ndeshjes ka pas ndezje të fishekzjarreve tymuese, por që nuk është penguar zhvillimi i ndeshjes. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

Ndaj: Përfaqësuesit të KF Kika, Lirigzon Myrtaj nr ID028969M92. Motivi: Në minutën e 67 të ndeshjes fyen dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Kika –Vllaznia (P).

Ndaj: Menaxherit të përgjithshëm të KF Kika, Sejdi Latifi nr ID028969M92. Motivi: Në minutën e 67 të ndeshjes kalon rrethojat e stadiumit, afrohet te bankina e ekipit vendas prej ku proteston ashpër ndaj referit kryesor të ndeshjes duke i thënë: ”Nëse nuk është faull dhe nuk i jep karton lojtarit kundërshtar ne e lëshojmë fushën”, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Kika –Vllaznia (P).

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 21.10.2022