Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 25.10.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 11-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 11-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të KF ”Trepça 89”, Lulzim Peci nr ID 005221M02. Motivi: Në minutën gjashtë (6) të ndeshjes Trepça’89–Gjilani, shkakton ndërhyrje brutale duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Gjilani.

Ndaj: KF ”Trepça”. Motivi: Në minutën 10-të të ndeshjes Feronikeli 74 – Trepça, tifozët mysafir ”Torcida” hudhin fishekzjarre në fushën e lojës, ndërkaq me të filluar pjesa e dytë prap hudhin fishekzjarre në fushën e lojës, për çka gjyqtari kryesor është detyruar ta ndërpresë ndeshjen për dy (2) minuta. Në minutën 72, të njejtit tifozë hudhin shishe të qelqit dhe kanaqe të mbushura në fushën e lojës dhe si pasojë gjyqtari detyrohet prap ta ndërpresë ndeshjen dhe të kërkojë zbrazjen e tribunave ku ishin të vendosur tifo grupi ”Torcida”. Kjo ndërprerje zgjati 60 minuta derisa grupi problematik është larguar nga stadiumi. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Feronikeli 74 – Trepça.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 25.10.2022