Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 04.11.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes së mbetur të xhiros së 9-të të Albi Mall Superligës, Prishtina – Trepça’89 edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këtë:
V E N D I M:
1.Regjistrohet ndeshja e mbetur e xhiros së 9-të të Albi Mall Superligës Prishtina – Trepça’89 edicioni 2022/2023, me rezultatin e arritur në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave nuk gjeti prova për inicime disiplinore.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 04.11.2022