Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 08.11.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 13-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 13-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj : Lojtarit të FC ” Llapi ” , Kushtrim Shabani nr fanelle 23 dhe nr ID. 000201M97. MOTIVI: Në minutën 90+, shan dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndesshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi – Ferizaj.
Ndaj : Lojtarit të FC ”Malisheva”, Bleart Tolaj nr fanelle 99 dhe nr ID.002292M00. MOTIVI: Në minutën 31 -të, shkakton ndërhyrje të rrezikshme duke rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Malisheva.
Ndaj : KF ”Ulpiana ”. Motivi: Në minutën 15-të , tifozët vendas kanë hedhur fishekzjarre fare pranë gjyqtarit anësor dhe pranë fushës së lojës, ndërkaq në minutat 43 dhe 44, fyejnë në kor ekipin mysafir.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana – Fushë Kosova.
Ndaj : Lojtarit të KF ”Flamurtari” , Landrit Rama nr fanelle 3 dhe nr ID.000790M97.Motivi: Në minutën 62-të , shan dhe ofendon lojtarin kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vllaznia (P)- Flamurtari.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 08.11.2022