Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 15.11.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor:
Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Gjilani, akuzoi gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 15.11.2022