Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.11.2022, ka diskutuar për ndeshjet e 1/16-të së finales së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet 1/16 së finales së Kupës së Kosovës me rezultatet e arritur në fushë , me përjashtim të ndeshjeve Prishtina-Vëllaznimi dhe Ferizaj-Behari të cilat  regjistrohen me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Prishtina” përkatësisht KF “Behari “.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor:

Ndaj:Lojtarit të KF “ Rilindja 1974” , Elton Idrizaj nr fanelle 19 dhe  nr ID 006149MO4. Motivi: Në minutën 90+ shkakton ndërhyrje të rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Rilindja 1974.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 21.11.2022