Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 25.11.2022, ka diskutuar për dy ndeshjet e fundit të 1/16-të së finales së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen dy ndeshjet e fundit të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, Drita-Liria zhvilluar me 23.11.2022 dhe Phoenix-Ballkani zhvilluar me 24.11.2022, me rezultatet e arritur në fushë .
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi nuk gjeti praova për Inicime disiplinore:

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 25.11.2022