Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 14.02.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 19-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 19-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
ndaj: KF”Dukagjini”. Motivi: Në minutën e 10–të të ndeshjes, simpatizuesit vendas ofendojnë ekipin mysafir, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, derisa lojtarët e FC ”Prishtina ”po largoheshin nga fusha e lojës, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC në drejtim të tyre. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Dukagjini-Prishtina.
ndaj: Lojtarit me nr.23 të SC ”Gjilani”, Besar Musolli dhe nr ID 020561M89. Motivi: Në minutën e 71-të të ndeshjes kishte ndërhyrë ndaj lojtarit kundërshtar me nr.6, i cili pastaj i vërsulet lojtarit me nr.23 të SC ”Gjilani”, duke u kacafytur në mes veti, për çka të dy këta lojtarë ishin ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Gjilani-Ferizaj.
ndaj: Lojtarit me nr.6 të KF ”Ferizaj” , Behar Bardhi dhe nr ID 009794M93. Motivi: Në minutën 71-të të ndeshjes, pas një ndërhyrje ndaj tij, edhe pse gjyqtari e kishte ndëshkuar me karton të verdhë lojtarin kundërshtar, ishte vërsulur ndaj lojtarit të SC ”Gjilani” dhe ishin kacafytur në mes veti, për çka të dy këta lojtarë ishin ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Gjilani-Ferizaj.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 14.02.2023