Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 21.02.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 20-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 15-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 20-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 15-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Drejtorit sportiv të KF ”Fushë Kosova”, Besim Gjyrevci nr ID-020178M72. Motivi: Në minutën 67-të të ndeshjes, shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku-Fushë Kosova.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Flamurtari ” me nr.fanelle 2, Arianit Krasniqi dhe nr ID-009618M00. Motivi: Në minutën 72 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të rrezikshme, duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana 1926-Flmurtari.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Ramiz Sadiku” me nr fanelle 21, Ron Rraqi dhe nr ID-008670M02. Motivi: Në minutën e 47 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vjosa – Ramiz Sadiku.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 21.02.2023