Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 07.03.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 17-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 17-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi nrID 001413M88. Motivi: Në min e 56 -të, fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita – Llapi.
Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Prishtina”, Ismet Munishi, ID nr.009766M74. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive.
Ndaj: Drejtorit sportiv të KF ”Istogu”, Avdyl Qetaj nr ID.006739M064. Motivi: Në min e 66-të fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Istogu-Phoenix.
Ndaj: KF ”Vushtrria”. Motivi: Në minutën e 42-të , tifozët e ekipit mysafir të vendosur në tribunën perendimore, hudhen në fushën e lojës disa shishe PVC të mbushura , për çka ndeshjaishte ndërprer për disa minuta. Tifozët e ekipit të Vushtrrisë përseriten veprimet e njejta, për çka është kërkuar nga Policia zbrazjen e asaj pjese të tribunës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana –Vushtrria.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 07.03.2023