Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me
10.03.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së të 24-t të Albi Mall
Superligës në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të
siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe
dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 24-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin
2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat
nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe
përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve
dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të
FFK-së si dhe mediave nuk gjeti prova për Inicime disiplinore:
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në
vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3
ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së
dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 10.03.2023