Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 17.03.2023, ka diskutuar për ndeshjet e së 1/4-të së finales së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e 1/4 së finales së Kupës së Kosovës, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Malisheva”, Kastriot Kafexholli, nr ID .006790M83. Motivi: Pas përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes hyn në fushën e lojës derisa gjyqtarët po pregatiteshin për vazhdimin e lojës shtesë 2X15 minuta dhe fillon të ofendoj pa ndërprerë treshen e gjyqtarëve, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Malisheva.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, akuzon gjyqtarin kryesor për akordimin e penalltisë (sipas tij nuk ishte penallti) për ekipin kundërshtar si dhe organet e FFK-së për tretman të pabarabartë. Sipas xhirimit televiziv Art Motion.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinori FFK–së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 17.03.2023