Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2023, ka diskutuar për ndeshjet e para të 1/2-të së finales së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e para të 1/2 së finales së Kupës së Kosovës, me rezultatet e arritura në fushë. 2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor:

Ndaj: FC ”Vushtrria”. Motivi: Në min 35 tifozët vendas ”Forca”, kanë fyer gjyqtarin kryesor duke e
pështyr, ku gjyqtari kryesor e ka ndërprerë ndeshjen dhe i është dhënë vërejtja e fundit se do të
zbrabzet tribuna, kanë ofenduar dhe sharë në grup ekipin mysafir para fillimit të pjesës së dytë si dhe ne
min 57, 60, 80, 83 dhe pas përfundimit të ndeshjes duke hyrë në zhveshtore. Sipas raportit të personave
zyrtar të ndeshjes Vushtrria – Prishtina.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinori FFK–së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 07.04.2023