Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 12.04.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 21-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 21-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të SC ” Gjilani” , Elton Pereira Gomez nr fanelle 11 dhe nr id 024457M88. MOTIVI: Në min 58 pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar që ka rrezikuar shëndetin e tij, ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Gjilani.

Ndaj: FC ” Phoenix”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes drejtori sportiv Mehedin Ferati dhe lojtari Enis Zabërxha në lokalet e klubit ofendojnë kërcenojnë dhe gjuajnë me shishe plastike gjyqtarët. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Phoenix-Vëllaznimi.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Phoenix ” ,Mehedin Ferati me nr ID 007217M66. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes hyn neë zyren ku plotësohet protokoli ofendon dhe kercnon gjyqtarin kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Phoenix-Vëllaznimi.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Phoenix” , Enis Zaberxha me nr fan 30 dhe nr ID 000658M84. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në lokalet e klubit ofendon dhe hedh një shishe plastike në drejtim të gjyqtarëve. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Phoenix-Vëllaznimi.

Ndaj: Drejtorit sporiv KF ”Vjosa” , Esat Hysiqi nr leternjoftimi 1015660119. Motivi: Në min 74 fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndeshkohet me karton të kuq direkt. Sipas gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vjosa-Ramiz Sadiku.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 12.04.2023