Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 18.04.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 22-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 22-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Nd.trajnerit të FC ”Trepça ‘89 ”, Blerim Berisha nr ID.013594M84. Motivi: Pas shënimit të golit në min e 90+, duke festuar golin shkelmon një shishe PVC në drejtim të fushës së lojës duke i rrezikuar lojtarët në fushë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Llapi.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Trepça ‘89”, Samir Sahiti nr fanelle 8 dhe nr ID. 0022659M88. Motivi: Pas shënimit të golit në min e 90+, ngjitet në tribunat VIP duke festuar në mënyrë të tepruar dhe provokon, fyen me gjeste jo sportive ndaj bankinës mysafire të FC ”Llapi” për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Llapi.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Feronikeli 74 ” nr. fanelle 1 Petrit Terziu dhe ID nr.002915M01. Motivi: Në min 20-të ndeshjes ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit dhe jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74 – Istogu.
Ndaj: Lojtarit të KF Istogu me nr.fanelle 21, Kadri Kastrati, ID nr.002351M92. Motivi: Në min e 64-t të ndeshjes ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, duke i mohuar golin lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74 – Istogu.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 18.04.2023