Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 25.04.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 23-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 23-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Vjosa-Fushë Kosova të cilën KG e regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova“.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: KF ”Ferizaj”. Motivi: Më të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, simpatizuesit vendas kanë hedhur disa shishe PVC në drejtim të referit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Malisheva.
Ndaj: Lojtarit/portierit të KF ”Ferizaj”, Marko Jovanovski nr fanelle 12 nr ID 032489M88. Motivi: Në min 10-të të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Malisheva.
Ndaj: FC ”Vjosa”. Motivi: Paraqet në protokolin zyrtar lojtarin me nr.15 Ideal Ademaj ID.015378M05, pa të drejtë dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vjosa-Fushë Kosova.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Vjosa” Ideal Alidemaj nr.fanelle 15 dhe nr ID.015378M05. Motivi: Paraqetet në protokolin zyrtar, pa të drejtë dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së.
Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vjosa-Fushë Kosova.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 25.04.2023