Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me 07.06.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes së barazhit të Superligës, Ferizaj – Liria dhe ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, Gjilani-Prishtina në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshja e barazhit të Superligës Ferizaj – Liria dhe ndeshja finale e Kupës së Kosovës, Gjilani-Prishtina në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor:
Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC ’Prishtina ”, hodhën mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore, për çka ishte ndërprerë ndeshja për rreth dy (2) minuta, ndërkaq në minutat 37, 38, 66 dhe 69 hodhën mjete piroteknike shurdhuese prapa portës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 07.06.2023