Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 15.08.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së parë të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së parë të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të FC “Feronikeli 74”, Behar Maliqi nr fanelle 20 dhe nr ID 000353M86. Motivi: Në min 28 ndërhyn në mënyrë të rrezikshme duke rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Feronikeli 74.

Ndaj: FC “Prishtina“. Motivi: Në min 5, 20 dhe 47 tifo grupi “Plisat”, fyejnë kryesinë e FC “Prishtina“, ndërsa në min 88 ndezin shtatë flakadanë dhe i hedhin në fushën e lojës, me ç’rast dëmtohet fusha në disa vende, po ashtu në fushë hedhin dy shishe qelqi dhe një PVC, por fatmirësisht nuk është goditur askush. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Feronikeli 74 dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: FC “Liria”. Motivi: Banerin kryesor të ligës nuk e ka vendosur në mes por mbi reklamen e Pontes. Baneri qendror duhet të vendoset në mes meqë është emri i ligës. Sipas rregullores së UEFA-s hapësira e mesme i takon emrit të ligës dhe jo sponzorëve të klubeve. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: FC “Ballkani”. Motivi: Nuk e ka vendosur logon në krahun e djathtë të fanellave të lojtarëve , ndonëse logot e gatshme i kanë marrë në FFK gjashtë (6) ditë para fillimit të ndeshjes. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 15.08.2023