Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 29.08.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së tretë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së tretë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Prishtina”. MOTIVI: Në minuten 34 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast demtohet fusha me bari natyral. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina –Maisheva dhe xhirimeve televizive.

Ndaj: KF ”Vushtrria”. Motivi: Në minutën e 25, tifozët e ekipit vendas, hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta, ndërkaq pas shënimit të golit të dytë të mysafirëve, simpatizuesit vendas prap hudhin mjete piroteknike dhe shishe PVC në fushën e lojës, për çka referi kryesor është detyruar ta zbrazë tribunën ku ishin të vendosur simpatizuesit vendas. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vushtrria-Ulpiana.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 29.08.2023