Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 05.09.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së katërt të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së katërt të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: FC ”Prishtina”. MOTIVI: Në min 7 dhe 25, tifo grupi ”Plisat”, hedhin mjete piroteknike në fushë për këtë shkak gjyqtari kryesor ndërprenë ndeshjen per 1 min. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Prishtina dhe xhirimit televiziv.
Ndaj: Lojtarit të KF ”Dinamo”, Dardan Qerkini nr fanelle 6 dhe nr ID 003887M91. MOTIVI: Në min 27, ndërhyrje nga prapa si lojtar i fundit në lojtarin kundershtar ku i pamundësohet mundësia e pastërt e shënimit të golit dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Dinamo-Drenica.
Ndaj: Lojtarit të KF ”Dinamo” , Elbasan Thaqi nr fanelle 5 dhe nr ID 001606M91. MOTIVI: Në min 86, ndëshkohet me karton të kuq direkt për grushtim ndaj lojtarit kundershtar, ku i njejti pranon gabimin dhe kërkon falje për gjestin e bërë dhe lëshon fushën në mënyrë sportive. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Dinamo-Drenica.
Ndaj: Drejtorit sportiv të KF ” Dinamo” , Genc Hyseni nr ID 026379M83. MOTIVI: Në min 27, pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit D.Qerkini, drejtori sportiv Genc Hyseni fillon të shajë dhe ofendojë rëndë nga bankina me ç’rast gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Dinamo-Drenica.
Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar te KF ”Dinamo” , Ridvan Ramadani nr ID 014544M66. MOTIVI:Lëshim në protokolin e ndeshjës ku para fillimit të ndeshjes kur është dërguar faqja e parë e protokolit në FFK drejtori sportiv i KF ” Dinamo”, Genc Hyseni nuk ishte i evidentuar. Përfaqësuesi zyrtar i KF ”Dinamo”, ka lejuar evidentimin e tij në protokol pas përfundimit të ndeshjes. Sipas protokolit të ndeshjes Dinamo-Drenica.
Ndaj: Delegatit të ndeshjes Dinamo – Drenica , Arben Osmani. MOTIVI: Në protokolin para fillimit të ndeshjes kur është nënshkruar nga dy përfaqësuesit zyrtar dhe delegati është dërguar faqja e parë e protokolit në FFK drejtori sportiv i KF ”Dinamo”, Genc Hyseni nr ID 026379M83 nuk ishte i evidentuar. Pasi që ndëshkohet me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor për shkak të ofendimit nga bankina , nuk kishte të drejtë të ishte aty në perfundim të ndeshjes drejtori sportiv i KF ”Dinamo”, Genc Hyseni evidentohet në protokol që është në kundërshtim me rregullore. Sipas protokolit zyrtar te ndeshjes Dinamo Drenica.
Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF ”Prishtina e Re”, Valon Hyseni nr ID 021060M85. MOTIVI: Lëshim në protokolin e ndeshjës ku para fillimit të ndeshjes kur është dërguar faqja e parë e protokolit në FFK drejtori sportiv i KF ”Prishtina e Re”, Sami Boroci nuk ishte i evidentuar. Perfaqesuesi zyrtar i KF Prishtina e Re ka lejuar evidentimin e tij në protokol pas perfundimit te ndeshjes. Përfaqësuesi zyrtar i KF Prishtina e Re, ka lejuar evidentimin e tij në protokol pas përfundimit të ndeshjes. Sipas protokolit të ndeshjes Vllaznia (P) – Prishtina e Re.
Ndaj: Delegatit të ndeshjes Vllaznia P – Prishtina e Re, Osman Dragusha. MOTIVI: Në protokol para fillimit të ndeshjes kur është nënshkruar nga dy përfaqësuesit zyrtar dhe delegatit është dërguar faqja e parë në FFK, drejtori sportiv i KF ”Prishtina e Re” , Sami Boroci me nr pers 1174971052 nuk ishte i evidentuar në protokol. Pasi që ndëshkohet me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor për shkak të ofendimit nga bankina, nuk kishte të drejtë të ishte aty në perfundim të ndeshjes drejtori sportiv Sami Boroci evidentohet në protokoll që është në kundërshtim me rregullore. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vllaznia P- Prishtina e Re.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 05.09.2023