Komisioni Disiplinor – shkalla e parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2017 (ditë e premte ora 13,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e 24-t, të zhvilluara me datë 05-06.04.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të ndeshjeve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore solli këto;
V E N D I M E
Në procedure disiplinore të PEZULLIMIT nga mbledhja e kaluar mbetën deri në një vendim viijues;
1. Arben Beqiri – lojtar i Klubit të Futbollit “Besa“ nga Peja
2. Fatmir Rexha – lojtar i Klubit të Futbollit “Besa“ nga Peja
3. Vildan Gutiq – lojtar i Klubit të Futbollit “Besa“ nga Peja
4. Bajram Gashi – gjyqtar futbolli
5. Edmond Zeqiri – gjyqtar futbolli – asistent
6. Ismet Munishi – kryetrajner i Klubit të Futbollit “Drita“ nga Gjilani
7. Ali Ajeti – vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje të futbollit
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet plotësues të zyrtarëve);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 800 euro (tetëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi paragrafi 3 pika 1.
KF “DRENICA“ nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për hedhje të flakadanëve në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me shqiptimin e masë disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1.
KF “ISTOGU“ nga Istogu në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll; DUKAGJINI – ISTOGU ( raportet plotësuese nga Klubi i Futbollit “Istogu“ nga Istogu)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT
FIDAN HASANI; lojtar i Klubit të Futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave njëherit në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për thyerje të këmbës lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vëllaznimi – Flamurtari (ndeshje e ndërprerë) – raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese;
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
SAMUEL NIKAJ; kryetrajner në Klubin e Futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve jo korrekte gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vëllaznimi – Flamurtari e zhvilluar në Gjakovë ( ndeshje e ndërprerë – raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XX-të (hyrje e publikes në fushë), Vëllaznimi – Flamurtari.
Kategoria e seniorëve (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese të kërkuara nga ana e Komisionit)
DENOHET
Me zhvillimin e 1 (një ) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e spektatorëve, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “ RAMIZ SADIKU “ nga Prishtina, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – KOSOVA (V) e zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese të klubit nikoqir)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1,
FLORENT AVDYLI; lojtar i Klubit të Futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica, me numër të librezës sportive 543/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, për ndëshkim me karton të kuq (grushtim lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LLAPI, e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “TREPÇA“ nga Mitrovica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës; TREPÇA – LLAPI, e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (në mungesë të deklaratave plotësuese )
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen deklaratat plotësuese nga Klubi i Futbollit “Trepça“ nga Mitrovica, afati datë 11.04.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31)
MEHMET HAXHIU; personi për siguri nga Klubi i Futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë; TREPÇA – LLAPI (raportet e zyrtarëve)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi për siguri z. Mehmet Haxhiu, afati datë 11.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
HAJRULLAH HAXHIU; zyrtar i Klubit të Futbollit “Trepça“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të pjesëlojës së parë në ndeshjen e javës së XXIV-t të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LLAPI, e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe më gjerë deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi i pezulluar z. Hajrullah Haxhiu, afati datë 11.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
NASER SINANI; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje zyrtare, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në mbushjen protokollit dhe raporteve plotësuese (mos përputhje e provave të prezentuara; protokoll – raport ) për ndeshjen e javës së XXIV të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Llapi e zhvilluar në stdiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese nga vëzhguesi i ndeshjes; Naser Sinani, afati datë 11.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatinkohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 07.04.2017 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 07.04.2017
Kryetar: Dukagjin Zefi