Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 26.09.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: KF ”Istogu”. MOTIVI: Lëshim në organizim, pas përfundimit të ndeshjes ka pasur hudhje të gjësendeve në fushë. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Istogu -Suhareka 23, e zhvilluar në Istog me datë 23.09.2023.
Ndaj: Trajnerit të portierëve të KF Istogu, Valmir Hajrizaj nr ID 000602M85. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes në prezencë të asistentëve ka hyrë në fushë duke i treguar gjyqtarit kryesor kronometrin me pretendimin se ka shtyrë minuta më shumë shtesë se sa ish dashur, pastaj i është afruar gjyqtarit me kokë duke shtyrë vazhdimisht për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Valmir Hajrizaj largohet nga stafi i KF ”Istogu” duke ofenduar disa herë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Istogu – Suhareka 23.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Suahreka 23”, Lulzim Kolgeci nr ID 014586M65. MOTIVI: Pas përfundimit të pjesës së parë drejtori sportiv i FC ”Suhareka 23”, Lulzim Kolgeci ka hyrë në zhveshoren e gjyqtarëve ku ka kërkuar sqarime nga ana gjyqtari kryesor me preteks për një penallti të paakorduar. Gjyqtari kryesor ka kërkuar që zyrtari në fjalë ta lirojë hapësirën kjo ka ndodhur në prani edhe të dy asistentëve. Rasti është raportuar edhe të delegati. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Istogu-Suhareka 23.

Ndaj: KF ”Rahoveci”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 67-të ka pasur hudhje të një shishe PVC në fushë nga ana e tifozëve nikoqir. Në min 90+ ka pasur fjalosje dhe hudhje te shisheve PVC të ndërsjellta ndërmjet shikuesëve nikoqir dhe bankës mysafire ku erdhe deri te ndërprerja e ndeshjes për 5 min deri sa është zbrazur ajo pjesë e publikut dhe më pas ka vazhduar ndeshja. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Rilindja 1974.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 26.09.2023