Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 29.09.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Lojtarit të SC ”Gjilani” , Nasko Milev nr fanelle 9 dhe nr ID.033637M96. MOTIVI: Ndërhyrja nga prapa me taka në pulpin e lojtarit , duke rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishe ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Liria.
Ndaj: Lojtarit të KF ”Liria ” Siyabonga Dude nr fanelle 14 dhe nr ID.033260M9602. MOTIVI: Ndërhyrje nga prapa në zonën e rreptësisë si lojtar i fundit duke mohuar mundësinë kundërshtarit për gol, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Liria.
Ndaj: Zyrtarit të KF ”Malaisheva” , Kastriot Kafegjolli, ID.006750M83. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, shan dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes për vendimet e tij gjatë ndeshjes. Këto siellje i ka vazhduar deri në hyrjen e gjyqtarëve në deshtore. Vlen të ceket se i njejti nuk ishte i përfshirë në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva -LLapi .
Ndaj: Lojtarit të KF ”Malaisheva” , Mendurim Hoti nr fanelle 9 dhe nr ID.000606M96. MOTIVI: Në min 90+5, nga bankina ofendon rëndë dhe kërcnon gjyqtarët e ndeshjes me fjalorin më banal. I njejti fyerjet dhe kërcnimet i vazhdon deri në zhveshtore, ku pasi referët hyn në zhveshtore godet disa herë derën me grusht. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva -LLapi .
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 29.09.2023