Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 04.10.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së tetë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së tetë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: KF “ Liria “ . Motivi : Lëshim në organizimin e ndeshjes . Në min 70 në pjesën e tribunave ku ishin të vendosur tifozët vendas janë hudhur shishe PVC të mbushura me ujë në drejtim të asistentit të dytë si dhe në minutat shtesë ku pati hudhje të shisheve PVC. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Liria- Malisheva.

Ndaj: Lojtarit të KF “Vëllaznimi“, Lekë Pozhegu nr fanelle 6 dhe nr ID 009822M99. Motivi: Pasi gjyqtari kryesor kishte treguar kohën shtesë nga bankina vendase Lekë Pozhegu reagoj në mënyrë josportive për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi – Rahoveci.

Ndaj: Kryetrajnarit të KF “Suhareka“, Granit Begolli nr ID 009924M90. Motivi: Pas ishte ndëshkuar me kartonin e kuq (pas dy të verdhëve) , kishte filluar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke i vazhduar ato edhe pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e lokaleve zyrtare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Suhareka – Trepça’89.

Ndaj: Lojtarit të KF “Ulpiana 1926“, Lukas de Oliveura Cunha nr fanelle 77 dhe nr ID 033628M97. Motivi: Në min 85 godet me bryll lojtarin kundërshtar . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ramiz Sadiku – Ulipiana 1926.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 04.10. 2023