Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 06.10.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së shtatë të Viva Fresh Ligës së Parë,Grupi A dhe Grupi B dhe xhiros së shtatë të Bon Voyage Superligës U21në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së shtatë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B dhe xhiros së shtatë të Bon Voyage Superligës U21në futboll për edicionin 2023/2024 në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi A Rahoveci –Suhareka 23 e cila është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Suhareka 23.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: KF Rahoveci. Motivi: Në minuten e 80 të ndeshjes aktivizon në lojë lojtarin me nr.9 Hamid Mullaabazi i cili nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyzrtar të ndeshjes para loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Suhareka 23 .

Ndaj: Lojtarit të KF ”Rahoveci”, Hamid Mullaabazi nr fanelle dhe ID ID004655M97. Motivi: Në minutën e 80 të ndeshjes aktivizohet në lojë edhe pse nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyzrtar të ndeshjes para loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Suhareka 23 .

Ndaj: Delegatit të ndeshjes Bashkim Mallaku. Motivi: Në minutën e 80 të ndeshjes lejon futjen në lojë të lojtarit me nr.9 pa qenë i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Suhareka 23

Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Ulpiana 1926” Emin Bajrami, ID:001125M73. Motivi: Në minuten 85 të ndeshjes, duke protestuar kishte hyrë në fushën e lojës, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporti tw gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana 1926 – Ferizaj .

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 06.10. 2023