Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 10.10.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së tetë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së tetë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 2,5,17,32 dhe 35 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, të vendosur në tribunën jugore, hodhën mjete piroteknike prapa portës në anën jugore të stadiumit, ndërkaq disa persona nga tribuna përendimore, prapa bankinës së FC ”Ballkani”, pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kishin fyer dhe ofenduar rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir Ilir Daja, duke e penguar në punën e tij. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi” , Ahmet Jonuzi nr fanelle 27 dhe nr ID..000635M88. Motivi: Në min 76, ndërhynë në mënyrë të rrezikshme me taka, duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Liria.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi”, Besar Musolli nr fenelle 23 dhe nr ID.nr.020561M89. Motivi: Në min 24, ndërhyrje e rrezikshme me taka, duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Liria.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Malisheva”, Dreni Kryeziu me nr fanelle 5 dhe nr ID .000607M96. Motivi: Në min 74, ndërhyn në mënyrë të rrezikshme me taka, duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Drita.
Ndaj: Drejtorit sportiv të KF ”Prishtina e Re”, Sami Borovci. Motivi: Gjatë gjithë ndeshjes nga tribuna fyen, ofendon, kërcënon dhe nxitë shikuesit kundër gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari- Prishtina e Re.
Ndaj: Kryetarit të KF ”Trepça 89”, Abedin Zeka. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes në zhveshtore të gjyqtarëve, shanë, fyen dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor në prani të delegatit dhe gjyqtarëve të ndeshjes. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça-Trepça’89 .
Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Vushtrria”, Suad Keqi nr ID.010060M71. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes duke e lëshuar fushën e lojës, shanë dhe ofendon në baza familjare gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 10.10. 2023