Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 24.10.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së nëntë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së nëntë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Ekonomit të FC ”Feronikeli 74″, Elmi Limani nr ID.01489M65. Motivi: Në min 86 të ndeshjes Feronikeli 74-Prishtina shkon për ta marrr një top prapa portës, në afërsi të tribunës ku ishin të vendosur tifo grupi prishtinas ”Plisat”, i provokon ata pastaj tifozët reagojnë duke hedhur kanaqe dhe shishe gjysëm të mbushura në drejtim të tij për çka ishte ndërprerë ndeshja ndërkaq ekonomi ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74 – Prishtina.

Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Në min 86 të ndeshjes tifo grupi ”Plisat”, pasi ishin provokuar nga ekonomi vendas, gjuajnë kanaqe dhe shishe gjysëm të mbushura në drejtim të tij. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Feronikeli 74–Prishtina.

Ndaj: Përfaqësuesit pë siguri të KF ”Vjosa” , Fatmir Jashari nr ID.028985M88. Motivi: Siellje jo sportive në min 38 të ndeshjes Vjosa – Ferizaj largohet nga fusha pasi që kishte shkelmuar konat. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vjosa – Ferizaj .

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 24.10. 2023