Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 31.10.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 11- të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 10- të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 11- të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 10-të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të KF ”KIKA ” , Premton Isufi nr fanelle 77 dhe nr ID.001220M02. Motivi: Në min 93 të ndeshjes, fyen asistentin e dytë për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 10-të të Ligës së Parë Grupi B Kika – Flamurtari .

Ndaj: Lojtarit të KF ”Ramiz Sadiku” , Rron Raqi nr.fanellle 21 dhe nr ID.008670M02. Motivi: Në min 18 të ndeshjes, ndërhyrje në mënyrë të rrezikshme, me taka të ngritura, duke e rrezikuar shendetin e lojtarit kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 10-të të Ligës së Parë Grupi B Vushtrria – Ramiz Sadiku .

Ndaj : Lojtarit të KF ”Ulpiana” , Dorant Ahmetaj nr fanelle 12 dhe nr ID.002997M01.Motivi: Në min 45+ të ndeshjes, ndërhyrje në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësis, si lojtar i fundit, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 10-të të Ligës së Parë Grupi B Prishtina e RE – Ulpiana .

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 31.10. 2023