Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me
07.11.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 13- të Albi Mall Superligës dhe
ndeshjeve të xhiros së 11- të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin
2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në
nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 13- të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 11-të Viva
Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura
në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga
protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të
ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të
prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi
për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Prishtina ”. Motivi: Në min 1, 2, 8, 9, 10, 16, 26, 28, 68, 69, 72, 70, 75, 77 dhe 78 si dhe pas përfundimit
të ndeshjes, tifo grupi ”PLISAT”, ndezin dhe hudhin mjete piroteknike prapa portës. Sipas raportit të delegatit të
ndeshjes Prishtina – Llapi.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Prishtina ” , Driton Krasniqi nr ID-032929M84. MOTIVI: Në min 80 të ndeshjes sjellet
në mënyrë jo sportive duke protestuar, ofenduar rëndë dhe pa ndërprerë për çka ishte ndëshkuar me karton të
kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – Llapi.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Prishtina ” , Muhamed Useini nr fanele 22 dhe nr ID-015539M88. MOTIVI: Në min 46 të
ndeshjes, godet lojtarin kundërshtar duke i rrezikuar shëndetin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – Llapi.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Rilindja 1974 ” , Arber Maznikolli nr fanelle 7 dhe nr ID.005681M01. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin ende në fushën e lojës, hyn në fushën, shan dhe ofendon rgjyqtarët e ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix – Rilindja 1974.

Ndaj: Drejtorit sportiv të KF ”Rilindja 1974 ”, Tahir Shala nr LNJ.1009672147. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes,
hyn në fushën e lojës , shan dhe ofendon zyrtarët e ndeshjës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix – Rilindja 1974.

Ndaj: Kryetarit të KF ”Ulpiana” , Jeton Gashi nuk posedoj ID të FFK-së. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë
hyn në zhveshtore të gjyqtarëve, fyen, ofendon rëndë dhe tenton ta godas gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas
raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vushtrria.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vllaznia ” (P) , Erblir Avdiu nr fanele 2 dhe nr ID.002782M96. Motivi: Në min 52 të ndeshjes
luan me dorë në zonën e rreptësis duke mohuar kundërshtarit mundësinë e shënimit të golit, për çka ishste
ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vllaznia (P) – Ferizaj.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të
Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij
Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 07.11. 2023