Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me
14.11.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 14-të të Albi Mall Superligës dhe
ndeshjeve të xhiros së 12-të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin
2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në
nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 14-të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 12-të Viva
Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura
në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga
protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të
ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të
prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave nuk gjeti prova për inicime disiplinore.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të
Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij
Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 14.11. 2023